16 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Hapet Akademia e parë e FIFA-s në regjion për talentët e rinj U-14 në Kosovë

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë një hap historik në zhvillimin e futbollit vendor, me hapjen e Akademisë së parë të FIFA-s në rajon për talentet e rinj U-14.

Në selinë e FFK-së, presidenti Agim Ademi ka pritur përfaqësuesit e FIFA-s, Tomas Danilevicius dhe Daniel Cooke, në kuadër të projektit të ri “Talent Coach Programme”, i cili është miratuar nga FIFA.

Ky projekt do të zbatohet për herë të parë në Kosovë dhe përfshin krijimin e një akademie për vajza dhe djem të grupmoshës U-14, si dhe ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve në të gjitha rajonet e vendit.

“Jemi të nderuar që ky projekt do të fillojë pikërisht në Kosovë. Ai është një hap i madh drejt avancimit të futbollit të të rinjve”, ka deklaruar Ademi.

Zbatimi i projektit pritet të nisë në fillim të vitit 2026 dhe konsiderohet si gurthemel për të ardhmen e futbollit kosovar. ⚽🇽🇰

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit