4.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Hapen vendvotimet në Japoni, dy ditë pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe

- Advertisement -

Votimi i së dielës pritet të zgjerojë Partinë Liberale Demokratike në pushtet, në të cilën bënte pjesë ish-kryeministri Shinzo Abe, së bashku me partnerët e saj të koalicionit.

Partia pritet të marrë një rritje të mbështetjes pas vrasjes së Shinzo Abe, i cili u qëllua gjatë fjalimit të tij në fushatë.

Kryeministri Fumio Kishida dhe politikanë të tjerë thanë se vrasja e Abes nuk do të ndalonte procesin demokratik të Japonisë.

Vetëm javën e kaluar, sondazhet treguan se Partina Liberale Demokratike do të fitonte pothuajse gjysmën e vendeve në dispozicion.

Votimi i së dielës pritet të forcojë pushtetin e Kishidas, duke e vënë atë në një pozitë më të mirë për tre vitet e ardhshme, raporton DW.

Megjithatë, ai përballet me rritje të çmimeve dhe mungesë të energjisë, pas një vale të nxehtë të hershme të verës që çoi në një krizë energjie.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit