-1.8 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Hapen të gjitha qendrat e votimit, qytetarët nisin të votojnë

- Advertisement -

Në gjithë territorin e Kosovës janë hapur të gjitha qendrat e votimit, të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në ora 19:00, raporton Ekonomia Online.

Në secilën komunë do të ketë nga një qendër ku do të mund të votohet me kusht.

Për të garuar në këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1280 kandidatë për deputetë, ndërsa në listën e KQZ-së figurojnë se do të votojnë 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

Është hera e parë që në Kosovë organizohen zgjedhje me praninë e kamerave.

Përfaqësuesi i një klase në shkollën, Meto Bajraktari, Visar Ballovci ka thënë për Ekonomia Online se procesi i votimit ka filluar mirë, dhe hapja e shkollës është hapur me kohë.

“Sipas procesit që është ka shkuar me rregull dhe janë hapur me kohë, këtu e kam klasën jam rritur këtu dhe këtu kam votuar. Është herët dhe ka pak fluks. Është e rëndësishme sepse duhet  ta dimë cilin subjekt e meritojnë ta votojnë. Ndikon në të ardhmen e Kosovës dhe nuk ka dyshim këtë punë dhe duhet ta kuptojë edhe Evropa që jemi vetëdijesuar”, ka thënë Ballovci

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit