Noizy është munduar gjithmonë që marrëdhënien me vajzën e tij, Leandrën ta mbajë sa më larg syrit mediatik. Madje herët kur flet për të publikisht, janë aq të rralla sa numrohen me gishtat e një dore. Reperi duket se ka zgjedhur që të shtrenjtën e tij të mos e bëjë fytyrë publike dhe raportin bab’ e bijë ta mbajë sa më diskret.
Megjithatë, ditën e sotme, si rrallëherë ai ka reaguar për të voglën e tij.
Prej disa kohësh në Tik Tok, një addres e hapu me emrin Leandra Rajku, me video e një vajze bukuroshe, pretendohej se ishte vajza e reperit. Llogaria në fjalë ka pafund video me këngët e Noizy-t duke dashur të tërheqë vëmendjen.
E pas gjithë aludimeve, reperi ka reaguar duke sqaruar një herë e mirë gjithcka. Teksa ka shpërndarë profilin në fjalë, Noizy shkruan se ky nuk është profili i “Nokut”. Ky është pesodonimi që ai i thërret vajzës. Më tej ai tregon se ajo nuk ka fare rrjete sociale.
.