21.7 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Hapen për qarkullim rrugët në lagjen “Arbëria”, pranë objektit të Komunës së re

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të dielën se janë hapur për qarkullim dy rrugët në lagjen “Arbëria”, pranë objektit të Komunës së re.

Në njoftimin e Komunës thuhet se se ndalohet rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e objektit të komunës dhe rreth saj.

Por sikur shihet në fotografitë e Ekonomia Online, të bëra sot pasdite, në rrugën “Nora e Hotit” më gjithë shiritin ka të parkuara automjete.

Gjithashtu në njoftimin e Komunës thuhet se është duke u intervenuar në kulmin e objektit, por të dielën nuk ka pasur asnjë punëtor duke punuar.

“Rrugët ‘Radovan Zagoviq’ dhe ‘Nora e Hotit’ në lagjen ‘Arbëria’ janë hapur për qarkullim, por ndalohet rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e objektit të Kryeqytetit dhe rreth saj. Aktualisht është duke u intervenuar në kulmin e këtij objekti”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit