Procesi i numërimit të votave ka nisur në disa qarqe të vendit, pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 17 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 2999 vota ose 60.16 përqind, kundrejt 1603 votave të PD-ASHM, 32.16 përqind. Koalicioni Nisma Bëhet ka marrë 181 vota, ose 3.63 përqind.
Në qarkun e Gjirokastrës, kryeson PS me 1015 vota, ndërsa PD 385 vota.
Në qarkun e Korçës, është PS që kryeson me 1848 vota, ndërsa PD 1097 vota.
Në këtë qark, përfundoi numërimi në Bashkinë e Pustecit.
PD kryeson me vota në qarkun e Beratit. Deri më tani, koalicioni opozitar ka marrë 73 vota, ndërsa PS me 60 vota.
Numërimi i votave ka filluar në qarkun e Kukësit, konkretisht në KZAZ nr.11. Në kutinë e parë, 76 vota ishin për PS, 48 për PD dhe 43 për PSD. Në kutinë e dytë, pati 87 vota për PS, 82 për PD dhe PSD 60 vota.
Ndërkaq, votat kanë nisur të numërohen në Mat, në KZAZ nr.16. /Abcnews.al/