-7 C
New York
Wednesday, February 19, 2025

Buy now

Hapen kutitë e dyshimta të “trenit bullgar” në shkollën “Zekirja Rexha” në Gjakovë

- Advertisement -

Kutia e votave në një qendër votimi në Gjakovë u hap të shtunën për rinumërim, nën mbikëqyrjen e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, pas dyshimeve për manipulim zgjedhor.

Ky mashtrim dyshohet se ka ndodhur më 9 shkurt, në shkollën “Zekirja Rexha”, ku pretendohet se fletëvotimet janë përdorur në mënyrë të paligjshme.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, mekanizmi i mashtrimit përfshinte futjen në kutinë e votimit të një fletushke, ndërsa fletëvotimi origjinal merrej me vete.

Pamjet nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë dokumentuar momentin e dyshuar të manipulimit, tashmë janë marrë si prova nga prokuroria.

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka thënë se ka autorizuar Policinë e Kosovës për “ndërmarrjen e të gjitha veprimeve lidhur me këtë rast.”

“Siç ju kemi njoftuar Prokuroria Themelore Gjakovë, lidhur me një (1) rast të ditës së zgjedhjeve, ju njoftojmë se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve lidhur me këtë rast”, thanë nga prokuroria.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit