6.3 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Hapen dyert e Kuvendit, për dy ditë vizitohet nga 450 mërgimtarë

- Advertisement -

Ka vazhduar edhe sot aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend”, me interesim të theksuar për vizitë në ambientet e brendshme të institucionit.

Hapja e dyerve të Kuvendit, në ditën e dytë solli rreth 250 bashkatdhetarë, me vendbanim në shtete të ndryshme të botës, por që aktualisht po qëndrojnë për pushime në Kosovë.

Ndërkaq, gjatë dy ditëve të aktivitetit, Kuvendin e vizituan rreth 450 bashkatdhetarë gjithsej.

Bashkatdhetarët u pritën nga deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare dhe zyrtarët përgjegjës të administratës. Ata vizituan mjedise të ndryshme të punës dhe u njohën me rolin, veprimtarinë dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.

Gjatë qëndrimit në Kuvend dhe takimeve me deputetë, bashkatdhetarët shprehën interesimin e tyre për zhvillimet në Kosovë dhe për shumë çështje preokupuese për ta. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit