7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Hapat për shtensionimin e situatës në veri, mundësojnë kthimin e palëve në dialog, vlerësojnë analistët

- Advertisement -

Situata e sigurisë në katër komunat veriore po vazhdon të shkojë drejt qetësimit.

Hapat drejtë shtensionimit, po bëhen në bazë të marrëveshjes së Bratisllavës, që u arrit më 10 korrik mes Kosovës dhe BE-së.

Bazuar, në pikën 2 të këtij dakordimi, të premten do të largohen edhe 25% e pjesëtarëve të Policisë nga komunat veriore. Kështu ka bërë të ditur Policia me anë të një komunikate.

“Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë. Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri”, thuhet nga Policia.

Marrëveshja e Bratisllavës, ishte temë diskutimi edhe në takimin e së enjtes, që presidentja e vendit kishte me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffery Hovenier.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend me fokus në punën që po bëhet për të zbatuar atë se çfarë është dakorduar në Bratisllavë”, thuhet nga Presidenca.

Njohësi i çështjeve politike Visar Xani thotë se këta hapa që po bëjnë institucionet e vendit, do të mundësojnë rikthimin e palëve në dialog.

“25 % i parë i policëve ishte larguar më 13 korrik, ashtu siç edhe parashihet me pikën e parë të marrëveshjes së Bratisllavës. Pika 3 e marrëveshjes, kërkon që zgjedhjet të mbahen në fund të verës. Qeveria insiston që ky proces të shkoj përmes peticionit, ndërsa bashkësia ndërkombëtare kërkon dorëheqjen e kryetarëve”, thotë Xani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit