Ibrahim Dresevic është zyrtarizuar si lojtari më i ri i ekipit turk Fatih Karagumruk.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Futbollisti i kombëtares kosovare deri më tani luante për skuadrën e njohur holandeze Herenveen.
Qendërmbrojtësi u transferua në Turqi si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me ekipin aktual.