13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Hap Historik”, Gërvalla reagon pasi Kosova kaloi etapën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës

- Advertisement -

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është miratuar nga Komiteti i Ministrave  me  mbi dy të tretat e votave të nevojshme.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla e cila tha se ky vendim i sotëm përbën hap historik për Kosovën, ndoshta sipas saj, më i rëndësishmi pas pavarësisë.

“Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë.Mbetet edhe shumë punë për të bërë. Procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe plot sfida. Por Republika e Kosovës në fund të procesit do ta zërë vendin e saj të merituar si anëtare e Këshillit të Evropës”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit