Prej vitesh, djali i Carlo Ancelottit, Davide, ka qenë krahu i djathtë i italianit në skuadrat që ky i fundit ka drejtuar.
Duket se për të ka ardhur koha që të marrë drejtimin e një ish-skuadre të babait të tij, për të nisur një aventurë si trajner i parë.
Bëhet fjalë për Evertonin, që kërkon të gjejë zëvendësuesin e Frenk Lampard, në mënyrë që të shpëtojë sezonin. Klubi nga Liverpool prej kohësh është në diskutime me Marselo Bielsën, por argjentinasi pritet që të vijë në verë.
Kështu drejtuesit e Everton janë gati t’ia besojnë ekipin Davide Ancelottit deri në fund të sezonit, me objektivin e vetëm, mbijetesën.