Liverpool ka bërë një hap të madh fals në garën për titull, duke pësuar humbje në shtëpi kundër Crystal Palace.
Edhe pse dominoi në të gjitha aspektet, moskonkretizimi i rasteve i kushtoi vendasve që pësuan humbje me rezultat 0:1.
Palace kaloi në epërsi pas vetëm 14 minutave, me Eze që realizoi pas asistimit të Mitchell.
Mysafirët ishin afër edhe të dyfishonin epërsinë, por që Andy Robertson e largoi topin nga vija e portës për ta shpëtuar Liverpoolin.
Që nga ky moment, Liverpool mori dominimin duke qenë shumë herë më e mirë, por e pafuqishme për t’i finalizuar rastet.
Mo Salah, Darwin Nunez, Gakpo e Szboszlai humbën raste të njëpasnjëshme, sidomos uruguaiani që dështoi tre herë përballë Hendersonit.
Kësisoj Liverpool mbetet pa pikë dhe bën hap mbrapa në garën për titull duke qenë në pozitën e tretë me 71 pikë, dy më pak se Man City ndërsa Palace tani zë vendin e 14-të me 33 sosh.