3.2 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Hansi Flick vendos për Joao Cancelon

- Advertisement -

Trajneri Hansi Flick është kundër rikthimit të mbrojtësit Joao Cancelo te Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas “Marca”, trajneri i Barcelonës e ka bërë të qartë se nuk po insiston për rikthimin e përfaqësuesit portugez në “Camp Nou”.

Vendimi i Flick përputhet me qëndrimin e përgjithshëm të klubit, i cili ka përcaktuar prioritetet për këtë afat kalimtar.

Drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur që fokusi kryesor të jetë përforcimi i repartit defensiv, konkretisht afrimi i një qendërmbrojtësi, dhe jo shtimi i Joao Cancelos në skuadër.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me nevojën për të mbuluar mungesën e Andreas Christensen, i cili është jashtë fushave për shkak të lëndimit.

Të ngjashme

Të fundit