11.3 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Hansi Flick thotë se Raphinha mund ta fitojë Topin e Artë

- Advertisement -

Barcelona kërkon triumfojë kundër Benfica-s të martën dhe të kalojë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, dhe nuk ka dyshim se Raphinha është një pjesë e madhe e shpresave të tyre për të ecur përpara dhe për të konkurruar në Evropë këtë sezon.

Anësori ka qenë në formë të mahnitshme që nga fillimi i sezonit dhe ka qenë i shkëlqyer në të gjitha garat, por ai ka ruajtur paraqitjet e tij më të mira për netët e Champions League, duke shënuar 9 gola në 9 ndeshje deri më tani dhe duke u kthyer në një nga lojtarët më të mirë në botë, shkruan Klankosova.tv

Braziliani shihet si pretendent për Topin e Artë, të tillë e sheh edhe trajneri Flick.

“Po, padyshim. Ai ka luajtur shumë mirë këtë sezon. Ai është një lojtar që gjithmonë ndihmon, i ka të gjitha karakteristikat e një lojtari të mirë. Është shumë i fokusuar dhe jam shumë i lumtur që është në ekipin tonë”, tha ai në një konferencë për shtyp për brazilianin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit