Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i ka uruar suksese lojtarëve të Kosovës para ndeshjes së mbrëmshme me Turqinë, që do të zhvillohet sonte në ora 20:45 në Prishtinë.
Ai ka bërë të ditur se sonte zemra e të gjithë shqiptarëve rreh në një ritëm.
Në profilin e tij në Facebook, Hamza ka shkruar se futbollistët e Kosovës po luajnë për ëndrrën që është pritur gjatë:
“Sonte, zemra e Kosovës, por edhe e gjithë shqiptarëve anembanë, rreh në një ritëm. Për fanellën, për fitoren, për ëndrrën që e kemi pritur kaq gjatë. Në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’, djemtë tanë luajnë për historinë. Për sakrificat e gjata e të vështira. Ta gëzojmë kombin me kualifikim! Suksese, djema! Forca, Kosovë!”, ka shkruar ai.






