Kryetari i PDK, Bedri Hamza, zhvilloi sot një vizitë në Drenas, ku u takua me kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci. Gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë mbështetjen e familjeve të prekura nga vërshimet, si dhe procesin e zgjedhjeve të brendshme që pritet të nisin në pranverë.
Hamza vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit Lladrovci, duke theksuar se puna e palodhur dhe qasja e përgjegjshme janë thelbësore për shërbimin ndaj qytetarëve.
Po ashtu, u dakorduan që më 17 shkurt të takohen në Prishtinë, në marshin mbështetës për çlirimtarët tanë që po mbahen në Hagë.
Postimi i plotë:
Bedri Hamza zhvilloi sot një vizitë në Drenas, ku u takua me kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci. Gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë mbështetjen e familjeve të prekura nga vërshimet, si dhe procesin e zgjedhjeve të brendshme që pritet të nisin në pranverë.