7.3 C
New York
Wednesday, December 24, 2025

Buy now

Hamza uron besimtarët e krishterë për Krishtlindjen

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Hamza ka thënë se kjo festë është një moment kur të gjithë bashkohen në frymën e mirësisë, respektit dhe bashkëjetesës, vlera që karakterizojnë shoqërinë tonë.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e vlerave më të mira njerëzore, si dashuria, solidariteti dhe kujdesi për njëri-tjetrin.

“Gëzuar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë! Edhe sonte bashkohemi në frymën e mirësisë, respektit dhe bashkëjetesës që na karakterizon si shoqëri. Bashkohemi në vlerat më të mira njerëzore: dashurinë, solidaritetin dhe kujdesin për njëri-tjetrin.Bashkë ecim përpara”, ka shkruar Hamza në Facebook./teve1.info/

Të ngjashme

Të fundit