Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër ka vazhduar takimet me ambasadorët e huaj.
Postimi i plotë:
Në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, sot me ambasadorin Jeffrey Hovenier bisedova për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA-së.
Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit.