Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka treguar një histori interesante familjare.
Hamza në Oxygen në Klan Kosova tregoi se si prindërit e tij i kanë rritur katër fëmijët e axhës së babait pasi prindërit e tyre ndërruan jetë.
“Nëna ime është martuar e re dhe babait i vdes axha dhe djali i axhës në moshë të re dhe ngelin katër vajza të vogla vetëm me gjyshin”.
“Nëna më ka treguar, iu ka lutur babait dhe i ka thënë se a e lejon që t’i merr dhe t’i rris. Më e vogla ka qenë diku më pak se 1 vjet. Nëna i ka marrë me vullnet dhe katër vajzat e axhës së babait i ka rritur nëna ime dhe thënë të drejtën s’kam mundur që t’i dalloj kurrë prej hallave të mija”, tha Hamza.
Më tej, ai tha se ndjehet i lumtur që të katër vajzat janë martuar, kanë krijuar familje dhe kanë jetuar të lumtura.