7.2 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Hamza takon zejtarët e Prizrenit: Asnjë biznes i vogël që qarkullon deri në 10 mijë euro nuk do të tatohet në qeverinë time

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot edhe zejtarët e Prizrenit. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se në qeverinë e tij nuk do të tatohet asnjë biznes i vogël që qarkullon deri në 10 mijë euro.

Hamza ka shfrytëzuar vizitën te zejtarët e Prizrenit për t’i blerë si dhuratë një filigran edhe bashkëshortës së tij.

“Është e pamundur t’i shikosh filigranët e duarartëve të Prizrenit dhe të rezistosh pa e blerë ndonjë. Një filigran të bukur e zgjodha edhe unë për Remën, bashkëshorten time.

Përsosmëria e mjeshtërisë së zejtarëve duhet të zhvillohet dhe në qeverinë time nuk do të tatohet asnjë biznes i vogël që qarkullon deri në 10 mijë euro”, ka shkruar Hamza.

Ndryshe, Bedri Hamza sot ka vizituar edhe Qumështoren ABI në Prizren.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit