Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Munih të Gjermanisë, raporton Scanner.
Hamza ka njoftuar se secili prej tyre është pjesë e kulturës dhe zhvillimit ekonomik aty ku jeton.
Postimi i plotë:
Afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani, sot në Munich iu bashkuan ekipit tim dhe përpjekjeve për ta bërë Kosovën më të mirë.
Secili prej tyre ka rrëfime të suksesit. Secili prej tyre është pjesë e kulturës dhe zhvillimit ekonomik aty ku jeton. Ata kanë arritur të integrohen, të bëhen konkurrues dhe të krijojnë ndërmarrje me dhjetëra të punësuar. Por, pandashëm, me shpirt e zemër, duan ta japin kontributin e tyre edhe për zhvillimin e Kosovës, për atdheun tonë të përbashkët.
Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!