27.7 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Hamza takon SBAShK-un: I mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit

- Advertisement -

Hamza takon SBASHK-un: I mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit, sepse është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar që rikthejnë dinjitetin e mësuesit dhe e bëjnë arsimin prioritet kombëtar.

I mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit, sepse mbështetja e tyre është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar dhe më të zhvilluar

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot është takuar edhe me përfaqësuesit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Hamza ka thënë se i mbështet kërkesat e Sindikatës së Arsimit, sepse mbështetja e tyre është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar dhe më të zhvilluar.

Ai ka thënë se suksesi i mësimdhënësve është suksesi i Kosovës.

“I mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit, sepse mbështetja e tyre është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar dhe më të zhvilluar.

Rritje të investimeve në arsim dhe paga 50% më të larta për mësimdhënësit.

Digjitalizim të shkollave dhe integrim të teknologjisë në mësimdhënie.

Bursa për nxënësit dhe studentët, në mënyrë që asnjë i ri të mos mbetet prapa për shkak të gjendjes ekonomike.

Politika që rikthejnë dinjitetin e mësuesit dhe e bëjnë arsimin prioritet kombëtar.

Suksesi i tyre është suksesi i Kosovës. Dhe, Kosova mundet ma mirë! ”, ka shkruar Hamza

Të ngjashme

Të fundit