4.2 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

Hamza takon ambasadoren amerikane: Çdo veprim që cenon Kushtetutën dhe ligjet është i papranueshëm

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

- Advertisement -

Hamza ka thënë se do ta vazhdojë praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik, porse vijat e kuqe të PDK-së janë të qarta dhe ato janë Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

Ai ka thënë se çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot deputetët e PDK-së nuk kanë marrë pjesë në seancën e parë të Kuvendit.

“Sot e nisa angazhimin tim të ri me partnerët strategjikë. SHBA-ja është aleati kryesor i Kosovës dhe takimin e parë e zhvillova me Ambasadoren Anu Prattipati. PDK-ja është konstruktive dhe unë do ta vazhdoj praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik. Vijat tona të kuqe janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot nuk morëm pjesë në seancën e parë të Kuvendit. Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi. Kosovës i duhet stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe partnerët e saj. ”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme

Të fundit