Pas Ferizajt dhe Gjakovës, kandidati për kryeministër dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se sonte është në mesin e qytetarëve të Prizrenit për t’i ndarë “zotimet tona kryesore për një jetë më të mirë për secilin”.
Hamza ka thënë se me qeverinë e drejtuar nga ai, viti i ri shënon një fillim të ri për Kosovën.
“Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën. Bashkë me prizrenasit, përpara për Kosovën!”, ka shkruar Hamza në llogarinë e tij në Facebook.
#PDK130






