Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i Mitrovicës, ka thënë në Debat Plus në RTV Dukagjini se nuk është kandidat për kryetar të Mitrovicës në Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 12 tetor.
“Unë nuk jam kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai.
“Ka qenë e qartë edhe kur kam shkuar me garu për këtë mandat, që unë shkoj me garu me bindjen që kam me fitu për një mandat. Kjo ka qenë e ditur. Jam i lumtur që tash jam në fund të mandatit, një mandat që përfundohet me sukses”, ka thënë Hamza