21.5 C
New York
Wednesday, June 11, 2025

Buy now

Hamza s’futet në garë për Mitrovicë por Arian Tahiri: Është një djalë i ri, mbetet me i uru suksese, është përson që ka perspektivë

- Advertisement -

 

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ai po ashtu ka përgëzuar presidenten e vendit për datën e caktuar.

“Së pari i përgëzoj për datën e cila është vendosur se është një kohë e mirë. Gjithsesi do të kandidoj përsëri, me gjasa që do të fitoj edhe një mandat”, u shpreh Totaj.

Tutje ai tregoi se kandidimi i tij është çështje vetëm formale dhe se është në përfundimi të formalizimit.

“Është çështje procedurale, do të shkoj në propozim formal edhe nuk ka asgjë të kontestueshme, vetëm është çështje e përfundimit të procedurave formale në mënyrë që të formalizohet kandidatura”, ka thënë ai.

Totaj ka komentuar edhe kandidimin e Bedri Hamzës për kryetar të Mitrovicës së Jugut.

Ai ka thënë se nga ajo çfarë është parë në media gjatë ditës, Hamza nuk do të kandidojë edhe për këtë mandat.

“Me sa pamë sot në media, Bedi Hamza nuk do të kandidojë, me sa më kujtohet Hamza kur ka kandiduar herën e kaluar ka thënë se do të jetë vetëm për një mandat. Sot e pashë që kandidat do të jetë aktualisht nënkryetari i komunës, Arian Tahiri. Është një djalë i ri, mbetet me i uru suksese, është përson që ka perspektivë “, ka përfunduar Totaj.

Totaj u shpreh se PDK do të rrisë numrin e komunave që do të udhëheqë pas zgjedhjeve të tetorit, ku aktualisht udhëheq me 8 komuna

Të ngjashme

Të fundit