11.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

“Hamza s’e kishte krahërorin, Ademi ishte pa mjekër, veç një plagë në fyt, e kishte ruajtur një plumb për vetën”, Ish-anëtari i Shtabit të UÇK-së tregon se çka pa në Prekaz

- Advertisement -

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja, ka treguar në “Pressing” të T7, momentin prekës kur ka parë kufomat e familjes Jashari.

Ai ka thënë se ka përshtypje që Adem Jashari plumbin e fundit e kishte ruajtur për veten, që mos të dorëzohej te forcat serbe.

“Ka qenë 8 marsi, pasi përfundon 3 ditësh i betejës së madhe i Epopesë së lavdishme, shkuam në Prekaz dhe shkojmë atje, drejt na orientojnë te ajo ku ishin vendosur kufomat, një depo e materialit, ishin vendosur kufomat e 59 të vrarëve, ishte një tmerr i jashtëzakonshëm”.

“I kemi shikuar kufomat një për një, ka qenë Hamza që s’e ka pasur gjoksin fare, ajo që ka qenë prekshme ka qenë kufoma e Kushtrimit 13-vjeçar, me krah gati këputur të majtë, që kishte luftuar edhe ai me të tjerët, kjo ishte e jashtëzakonshme”.

“Ademi ka qenë i rruar nuk ka pasur mjekër, dhe ka pasur vetëm një fashë të bardhë këtu te gropa e fytit, e kishte një plumb. Ka qenë parim që plumbin e fundit të kishte për veten, si duket edhe ai ka respektuar këtë parim. Kam përshtypjen që më shkon në bindje që mund ta ketë bërë këtë që mos të dorëzohej”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit