6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Hamza qëndron në Prizren, Totaj: Prioritet ngritja e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimi social e ekonomik

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar sot qytetin e Prizenit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj.

Totaj përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se me Hamzën kanë disktuar për ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimit social e ekonomik.

Kryetari Totaj thotë se “qeverisja aktuale e PDK-së në Prizren është shembull se si duhen trajtuar çështjet me interes për publikun, gjë të cilën Partia Demokratike e Kosovës e ka praktikar gjatë 25 vjetëve të ekzistimit”.

Postimi i plotë i Totajt:

Në vazhdën e kremtimit të 25 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati i PDK-së për kryeministër, miku im Bedri Hamza, vizitoi sot Prizrenin me kolegë dhe kisha kënaqësinë t’i pres në qendër të qytetit.

Si kandidat i subjektit politik të dëshmuar për progres, shtetndërtim e zhvillim, me z. Hamza diskutuam për planet që na presin në vijim, gjithmonë duke e pasur prioritet ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm social e ekonomik.

Qeverisja aktuale e PDK-së në Prizren është shembull se si duhen trajtuar çështjet me interes për publikun, gjë të cilën Partia Demokratike e Kosovës e ka praktikar gjatë 25 vjetëve të ekzistimit.

Do të vazhdojmë me të njejtin ritëm si në qeverisjen komunale, ashtu edhe në atë qendrore.

Bashkë për mirëqenie!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit