Kandidati për kryeminstër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është pritur ngrohtësisht nga mërgata në Shtutgart të Gjermanisë.
Hamza në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun është shprehur mirënjohës për pritjen që ia bëri mërgata, ndërsa theksoi se përkrahja e tyre dhe qytetarëve në Kosovë do t’ia sjellë fitoren PDK-së.
“Shpreh respektin për bashkëatdhetarët tonë dhe për një prezencë kaq madhështore dhe një tubim kaq impozant dhe plot energji”, ka thënë Hamza.