Fundi i prillit dhe fillimit i majit “më së largu” kur Kosova do të duhej të kishte qeveri të re, tha kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në “Pressing të T7”.
Matematikisht, tha Hamza, Vetëvendosja e ka të pamundur të formojë qeveri vetëm me pakicat jo-serbe.
Rregullat ligjore dhe kushtetuese janë siç janë, tha Hamza, që Vetëvendosjes i jepet të parës të provojë të formojë qeverinë – nëse për një arsye apo një tjetër nuk e bëjnë, atëherë PDK e merr përsipër.
Deklarimi i Hamzës pa ndërhyrje:
Optimale kish me qenë që në prill partia fituese mi kriju institucionet. Vakumi institucionla është dëm i sigurt për Kosovën edhe në aspektin ekonomik e diplomatik. Nuk besoj që kjo duhet me ndodh. Nuk është e mirë për vendin.
Prilli pres që prilli me qenë afat optimal që me pas Kuvendin e konstituum dhe qeverinë. Nëse për një arsye apo një tjetër, partia e parë s’e bën qeverinë dej në prill, siç janë rregullat kushtetuese…mendoj që fundi i prillit dhe fillimi i majit kish m’e qenë më së largu kur Kosova ish desht me i pas institucionet. Kisha pas qenë edhe më herët.
Ne jemi përball me këso situata, nëse e kujtojmë kohën e VLAN-it.
Ne si opozitë kemi garuar të ndara…edhe sot janë parti në vete, i kanë rezultatet e veta, unë jam shumë në rregull që VV me bisedu me secilën parti politike, shihen që matematikisht është e pamundun me ba qeverinë veç me pakicat jo-serbe.
Është e pamundur matematikisht që një parti e vetme shqiptare veç me komunitetetet pakicë jo serbe m’e ba qeveri. Mundësitë me bisedu janë të hapura. Ne si PDK e kemi qëndrimin e qartë, s’është as emocionale, por politike e konceptuale, ne kemi thënë që për shkak të këtyne dallimeve me VV-në nuk mujm me qeverisë. Ne s’bllokojmë.