Bedri Hamza bashkë me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe në Prekaz me rastin e Epopesë së UÇK-së, ku ka nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.
Ai tha se ndodhen në Prekaz për të shprehur respekt dhe për të bërë nderim në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se ky respekt duhet të jetë gjithmonë deri në përulje.
Hamza u shpreh se çfarëdo që të bëhet sot nuk është e barazvlefshme me veprën dhe sakrificën që kanë bërë Jasharajt, duke shtuar se respekti për ta duhet të jetë i përjetshëm.
Sipas tij, Prekazi është një vend që duhet të shërbejë si frymëzim për të punuar për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve.






