-0.6 C
New York
Monday, February 23, 2026

Buy now

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim, nisin bisedimet për çështjen e presidentit

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për të diskutuar zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Përmes një postimi në facebook, Hamza theksoi se si subjekt opozitar, PDK-ja nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pengesë për proceset shtetërore, por njëkohësisht nuk do të mbështesë kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar dhe frymën kushtetuese.

“Zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë neve si përfaqësues të zgjedhur të popullit. Për këtë arsye, sot iu përgjigja pozitivisht ftesës së z. Kurti për të diskutuar për zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese”, ka shkruar Hamza.

Ai shtoi se stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë:

“Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Për ne, interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik dhe këtë standard e mbrojmë me vendosmëri”, ka përfunduar Hamza.

 

Të ngjashme

Të fundit