7.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, u zotua se gjatë mandatit të tij qeverisës do të themelohet Bursa e Kosovës.

Hamza në “Pressing” të T7 deklaroi se ajo do të shërbejë si platformë e tregut të kapitalit për sektorin privat, që mundëson krijimin e një kanali të ri për mbledhjen e fondeve nga investitorët.

“Bursa, tregu i kapitalit duhet të bëhet me qëllim që ndërmarrjet të jenë të kuotuara në bursë, të kenë mundësinë të bëjnë shitblerjen e aksioneve, që të rritet investimi prej sektorit privat dhe të zgjerohet ekonomia”, tha Hamza.

Ai tha se për themelimin e Bursës së Kosovës do të shfrytëzojë praktikat më të mira ndërkombëtare, duke marrë përkrahje dhe asistencë teknike nga organizatat e huaja, projektet e të cilave fokusohen në zhvillim ekonomik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit