0.2 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Hamza për rritjen e pagave dhe pensioneve: Veç vdekja mundet me m’ndal

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Context” në ATV, është zotuar se sapo ta marrë postin e kryeministrit do t’i rris pagat për 50 për qind, kurse pensionet për 70 për qind.

Ai në këtë emision i sqaroi gjërë e gjatë se si do të bëhet rritja e pagave dhe pensioneve.

“Unë e kam premtim të lartë edhe qëndroj mbrapa. Edhe kom deklaru publikisht, nëse pagat nuk rriten deri më 31 dhjetor të këtij viti, më 1 janar të vitit të ardhshëm nuk jam kryeministër. Nuk rri në zyre, s’kam nevojë. Pagat do të rriten në fillim të mandatit 50% për të gjitha kategoritë që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës, në përjashtim për pozitat politike që kanë paga më të larta dhe normalisht që nuk është e njëjtë rritja sikur dikush që e ka bazën e pagës 600 euro si dikush 1000 euro.  Prandaj e ka logjikën e vet edhe e ka shpjegimin e vet. Po për mësues, mjekë, profesor, arsimtar, zjarrfikës, polic, ushtar, shërbyes civilë do të jetë rritje për 50 për qind. Dhe kjo e ka koston e vete, normalisht që e ka koston. Do të rriten edhe pensionet. Pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe do të përshkallëzohen. Çka nënkupton kjo, është vendosur një standard 15 vjet për me e fitua të drejtën e një pensionisti kontributdhënës, ka njerëz që e kanë humbur këtë të drejtë për 1 javë ditë dhe është e padrejtë dhe kjo do të përshkallëzohet dhe nëse me 15 vjet ti e merr 100 për qind, me 15 vjet ti e merr 95 për qind, me 13 e merr 90 për qind dhe secili do të përfitojë. Dhe pensionet bazike apo pensionet e moshës do të rriten 70 për qind. Do të rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët 50 për qind. Do të rriten pensionet edhe për të gjitha kategoritë e tjera të cilat përfitojnë një lloj pensioni, pagese prej buxhetit të shtetit, familjet me asistencë sociale, personat paraplegjik e tetraplegjik, personat e verbër, viktimat e dhunës seksuale, pensionistët e parakohshëm të Trepçës, TMK-së, FSK-së, e të gjitha kategoritë e tjera”, sqaroi në detaje Hamza.

Ai u zotua se me çdo kusht do ta realizojë këtë premtim dhe siç theksoi Hamza, vetëm vdekja mund t’ia ndalojë një gjë të tillë.

“Të gjitha këto do të bëhen në të njëjtën kohë me pagat, në fillim të mandatit, në muajt e parë të mandatit, por kjo duhet të bëhet me ligj. Sepse duhet me u rishiku ligji për ndarjen buxhetore për vitin 2025, me u reflektu në ligj dhe në momentin kur ligji kalon procedurat. Po dita e parë e punës, ditën e parë të punës do ta fillojë me plotësim ndryshimin, rishikimin e buxhetit për vitin 2025 me i akomodua këto premtime të cilat jam duke i bërë tash gjatë fushatës elektorale. Kemi premtuar edhe në të kaluarën, m’kanë thënë që nuk bëhen, m’kanë thënë që nuk të len FMN-ja, i kam bërë edhe kësaj radhe do t’i bëj. Edhe kësaj radhe, veç një punë mundet me ma ndal, veç vdekja, se kam me i bërë”, potencoi Hamza.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit