Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit, ku ka shpalosur programin e tij qeverisë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai është zotuar se së bashku me rahovecianët do të punojnë për të ardhmen e përbashkët të Rahovecit dhe Kosovës.
“Në Rahovec, në kryeqytetin e bujqësisë! Me heronjtë e punës së ndershme, që e punojnë tokën, e ruajnë traditën dhe kontribuojnë për forcimin e shtetit tonë. Bashkë. Përpara. Për Rahovecin. Për Kosovën. Për të ardhmen e përbashkët! #PDK130”, ka shkruar Hamza në faqen zyrtare të tij në Facebook.





