-1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Hamza për Kushtetutën e Kaçanikut: Duhet ta ruajmë me shumë përkushtim, atë që e kemi fituar me shumë sakrificë!

- Advertisement -

Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Hamza përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se 7 shtatori i vitit 1990 ishte akt shumë i rëndësishëm në kuadër të përpjekjeve të pandalshme të popullit të Kosovës për shtet të pavarur.

“Kushtetuta e Kaçanikut e miratuar më 7 shtator 1990 ishte akt shumë i rëndësishëm në kuadër të përpjekjeve të pandalshme të popullit të Kosovës për shtet të pavarur. Sot është detyrë e jona ta nderojmë këtë trashëgimi, duke e bërë shtetin tonë më të fortë, më të drejtë dhe duke e integruar në familjen evropiane. Duhet ta ruajmë me shumë përkushtim, atë që e kemi fituar me shumë sakrificë!”, shkroi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit