1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Hamza për fjalimin e Osmanit: Marrëdhëniet me SHBA-të duhet të jenë të përhershme, jo me episode

- Advertisement -

“Marrëdhëniet me SHBA-të duhet të jenë të përhershme, jo me episode”, kështu tha kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke komentuar fjalimin vjetor të së enjtes që presidentja Osmani e mbajti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Marrëdhëniet me partnerët strategjik duhet të jenë gjithmonë në nivelin më të lartë, në të gjitha shtetet e botës demokratike që e kanë përkrahë Kosovën në rrugën për liri, pavarësi, shtet-ndërtim e në aspektin ekonomik, por marrëdhënie e veçantë me SHBA-të, dhe kjo nuk duhet të jetë e kontestueshme asnjëherë”, tha Hamza në Rubikon të Klan Kosovës.

Hamza tha liderët institucional të vendit duhet të jenë të parashikueshëm për të krijuar besim tek partnerët.

“Këto raporte duhet të jenë të shenjta, të qëndrueshme dhe në nivelin më të lartë të besueshmërisë, partneritetit dhe të parashikueshmërisë, jo që të jemi të paparashikuar, jo të marrim veprime të pakoordinuara, dhe jo të flasim vetëm atëherë kur vlerësojmë që është e duhura, apo kemi nevojë për ndonjë poen politik, kushdo qoftë nga ne”.

Tutje pretendenti për të parin e ekzekutivit u shpreh i përkushtuar për rikuperimin e marrëdhënieve me BE-në dhe SHBA-të, për cilat tha se janë dëmtuar nga pushteti aktual.

“Kushdo që bën veprime, kryen punë, është i përgjegjshëm që t’i kultivoj këto raporte t’i mbajë në nivele të larta gjithmonë e mbështes dhe e përkrahi, por jam kundër asaj që në periudha të caktuara kohore mos me qenë në nivelin e duhur të përgjegjësisë dhe me pasë shmangie nga kjo apo me pasë relacione të kohëpaskohshme”, tha Hamza.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit