7.9 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Hamza: PDK e ka forcën për t’u rikthyer si partia kryesore në vend

- Advertisement -

Bedri Hamza, kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se synon ta rikthejë partinë si subjektin kryesor politik në vend.

Ai ka theksuar se PDK-ja ka punuar gjithmonë në të mirën e shtetit, që nga koha e luftës deri në ditët e sotme.

“Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend”, ka thënë Hamza.

“Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës”, ka shtuar ai në një postim në Facebook.

Sot, Hamza ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të partisë, duke falënderuar ish-kryetarët e PDK-së për kontributin e tyre, përfshirë edhe Memli Krasniqin, i cili dha dorëheqje dje.

Konventa e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri do të mbahet të hënën.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të PDK-së,

Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së.

Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend.

Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja.

Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash.

Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane.

PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve.

Ju falënderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen!

Të ngjashme

Të fundit