Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza bashkë me partiakët e tij ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për festën e Fitër Bajramit.
I pari i PDK-së tha se populli i Kosovës gjithmonë ka qenë solidar, duke iu uruar të gjithë besimtarëve musliman festën.
“Sot si gjithëherë bashkë me koleget nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës jemi në vizitë tek udhëheqësit e Bashkësisë Islame për t’ju uruar për Bajram, njëkohësisht t’ju urojmë edhe gjithë besimtarët duke ju dëshiruar shëndet dhe të gjitha të mirat për ta dhe për familjet e tyre. Është muaj i solidaritetit, populli jonë gjithmonë ka qenë solidar, është dhe jam i bindur që ky solidaritet edhe mbas asaj që na tregon gjithmonë Myftiu duke u rritur, dhe është tepër mirë që njerëzit në nevojë përkrahen, ndihmohen. Kjo vizitë mes nesh të reflektojë energji pozitive dhe ky pozitivitet të jetë në të gjitha institucionet, gjithmonë duke e respektuar edhe Bashkësinë Islame, po edhe institucionet e shtetit. Urime për të gjithë besimtarët, jetë të gjatë edhe të lumtur e shëndet për familjet e tyre, të gjitha të mirat. Faleminderit Myfti”, tha Hamza.






