23.1 C
New York
Saturday, September 13, 2025

Buy now

Hamza: Nuk munesh me thanë i kam votat për qeveri po nuk i pata për Kuvend – Kalkulimi prej fillimi ishte te zgjedhja e presidentit

- Advertisement -

Bedri Hamza i PDK-së thotë se nuk mund t’i kesh votat për qeveri, kur nuk i ke pasur për kryetar të Kuvendit.

Hamza në emisionin Pressing në T7 teksa flet për zhvillimet e fundit në Kuvend, thotë se e gjithë kjo që ka ndodhur, sipas tij, kalkulimet nga fillimi ishin te zgjedhja e Presidentit.

“Nuk mundesh me thanë unë i kam votat për qeveri, po nuk i pata për kryetar të Kuvendit. Nëse shkon e harxhohet 15 ditëshi i partisë së parë, shkon te i dyti, realisht ti hine në një situatë ku vjen zgjedhja e presidentit/es, dhe po qe se nuk i ki votat, po flasim për një periudhë kohore 2-3 muaj.

Mendoj që kjo ka qenë një lloj kalkulimi prej fillimi, te zgjedhja e Presidentit”, tha Hamza.

Të ngjashme

Të fundit