2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Hamza: Nuk e lejoj veten e as të tjerët të flasin me mosrespekt për invalidët e luftës

- Advertisement -

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, tha se në programin qeverisës të PDK-së krahas rritjes së pagave dhe pensioneve, parashihen edhe vendime që synojnë të rrisin mirëqenien për kategoritë e dala nga lufta.

“Pensionet e familjeve të dëshmorëve do të rriten për 50% dhe ky është numër i caktuar, dhe është e padrejtë me i thanë nënës ose babës së dëshmorit a po do me zgjedhë mes pensionit të moshës dhe pensionit të dëshmorit, çfarëdo pensioni me i dhënë nuk është ekuivalent i asaj që ata e kanë dhënë, por është kujdes i shtetit për këto kategori dhe ata do të kenë të drejtë ta gëzojnë pensionin e moshës dhe pensionin e dëshmores, apo të dëshmorit”, tha Hamza në Rubikon të Klan Kosovës.

Hamza tha në planin e tij parashihet rritje prej 50% edhe për invalidët e luftës, derisa shtoi se në qeverisjen e tij nuk lejon që ata të trajtohen siç janë trajtuar nga pushteti aktual.

“Invalidët e luftës rritje prej 50%, në asnjë moment nuk e lejoj veten për asnjë sekondë, por nuk dua as të tjerët të flasin me mosrespekt ndaj kësaj kategorie, djem dhe vajza të reja me qëllim të lirisë dhe pavarësisë kanë shkuar në luftë, i kanë humbur gjymtyrët dhe atyre shteti duhet të ua krijojë një pagesë korrekte”, tha Hamza.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit