Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është pritur nga qindra bashkatdhetarë nê Shtutgard të Gjermanisë, raporton Scanner
“Diaspora jonë i ka shndërruar rrugët e mërgimit në rrugë të zhvillimit për Kosovën”, ka shkruar Hamza, pas tubimit në Shturgard.
Postimi i plotë:
Tubim madhështor në Shtutgart! 🙏
Diaspora jonë i ka shndërruar rrugët e mërgimit në rrugë të zhvillimit për Kosovën. Ne do ta forcojmë dhe institucionalizojmë lidhjen e shtetit me diasporën. Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë.
Bashkatdhetarët tanë meritojnë ma shumë! Kosova mundet ma mirë!