Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte në një tubim elektoral në Lipjan, është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës edhe një javë do të shpallet fituese e zgjedhjeve në Kosovë.
Ai duke kërkuar votën e qytetarëve të Lipjani, u shpreh se fitorja e PDK-së e gëzon atë, por edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin.
“Kjo frymë e fitores është e pandalshme, Partia Demokratike edhe një javë do të shpallet fituese e zgjedhjeve në Kosovë”.
Për me ndodh kjo, në këtë atmosferë, në këtë tubim kaq madhështor, kaq impozant, me këtë energji, unë jam këtu me mirësjellje t’ua kërkojë votën”
“Kjo fitore më gëzon mua, i gëzon liderët tanë, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin Kadri Veseli, kryetarin Jakup Krasniqi, prandaj më 9 shkurt, në mënyrë festive, në mënyrë masive, në mënyrë solemne me dalë me vulosë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës”, u shpreh tutje Hamza.