Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe me banorët e fshatit Krushë.
Hamza ka thënë se edhe Krusha ka vendosur dhe po angazhohet për fitoren e tij.
Ai ka thënë se jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit dhe gjithashtu është shprehur ka mundur të jetë shumë më mirë edhe Kosova.
“Edhe Krusha ka vendosur dhe po angazhohet për fitoren tonë. Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit. Ka mundur të jetë shumë më mirë edhe Kosova. Ma Mirë është mundësi më e mirë për të gjithë, pa dallim”, ka shkruar Hamza.