Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, rideklaroi edhe në Pressing në T7 se në rast se nuk i rritë pagat brenda muajve të parë të qeverisjes së tij, atëherë nuk do të qëndrojë në pozitën e kryeministrit.
Ai dha detaje se kush do të përfitojë nga rritja e pagave.
“Pagat kanë me u rritë 50% për mësuesit, arsimtarët, profesorët, infermierët, mjekët, policët, zjarrëfikësit, ushtarët, shërbimin korrektues, shërbyesit civil, për të gjithë kanë me u rritë pagat për 50 %. Për një dallim ata që janë të emëruar politik, atyre nuk ju rriten pagat 50%, atyre iu rritet paga 30% (ministrave, këshilltarëve etj)”, tha Hamza në Pressing.
“Publiksiht jam deklaru, nëse pagat nuk rriten brenda vitit të parë, në muajt e parë të mandatit, unë si kryeministër ju siguroj që me datën 31 dhjetor, unë nuk rri kryeministër i këtij vendi. E kam premtu, nuk du me qenë i papërgjegjshëm”, deklaroi Hamza.