Home Lajme Hamza: Nëse humbni vendin e punës, për 6 muaj me radhë do të mbështeteni me 80% të pagës së fundit që keni marrë

Hamza: Nëse humbni vendin e punës, për 6 muaj me radhë do të mbështeteni me 80% të pagës së fundit që keni marrë

0
Hamza: Nëse humbni vendin e punës, për 6 muaj me radhë do të mbështeteni me 80% të pagës së fundit që keni marrë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar me shpalosjen e programit të tij edhe këtë të diel.

Hamza ka postuar një video, ku një menaxher lokali tregon që frika e tij është humbja e vendit të punës.

Hamza ka thënë se humbja e vendit të punës krijon pasiguri te secili qytetar, por me mbështetjen e shtetit do ta keni më të lehtë.

“Humbja e vendit të punës krijon pasiguri te secili qytetar, por me mbështetjen e shtetit do ta keni më të lehtë. Unë do ta krijoj Fondin për Papunësinë për ta mbështetur mirëqenien e fuqisë punëtore, duke ndihmuar qytetarët t’i përballojnë nevojat e përditshme të jetesës në rast humbjeje të punës. Për 6 muaj me radhë, nëse mbeteni të papunë, përpos me trajnime profesionale për zhvillimin e aftësive, do të mbështetni edhe me 80% të pagës së fundit që e keni marrë”, ka shkruar Hamza.

Exit mobile version