Kryetari Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë
Prishtinë, 16 mars – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka nënshkruar sot peticionin kombëtar në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre që po gjykohen në Hagë.
Hamza ka thënë se është detyrë e secilit që t’iu qëndrojë pranë atyre që kontribuuan me vite të tëra për lirinë dhe shtetin tonë.
“Lufta çlirimtare ishte mbrojtëse, e drejtë dhe jam i bindur se drejtësia së shpejti do ta rikonfirmojë këtë”, ka shkruar Hamza në profilin e tij në Facebook.






