8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Hamza në Kaçanik u premton prindërve nga 100 euro për fëmijë që detyrohen t’i çojnë në çerdhe private në mungesë të atyre publike

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Kaçanikut, komunë në të cilën PDK-ja qeverisë.

Faqja e PDK-së, ka publikuar një pjesë të fjalimit të Hamzës ku të rinjve ku iu premton avancim.

Një premtim i Hamzës është edhe subvencionimi me 100 euro për prindërit që kanë fëmijë dhe nuk kanë çerdhe publike e që detyrohen t’i çojnë në private.

“Të gjithë ata prindër që kanë fëmijë dhe nuk kanë çerdhe publike, kemi me i subvencionu me 100 euro për fëmijë në çerdhe private” ka premtuar ai.

Hamza ka premtuar edhe vende pune, e përkrahje për të rinjtë që të hapin bizneset e tyre.

“Për të rinjtë kemi progam se si t’i avancojmë, si t’iu krijojmë vende pune atyre shteti ua jep garancën pak para dhe ata shkojnë i marrin dhe i fillojnë bizneset e tyre”.

Videon mund ta ndiqni KËTU

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit