14.8 C
New York
Thursday, October 17, 2024

Buy now

Hamza në Francë takohet me zyrtarë të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër i PDK,  Bedri Hamza, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Francë ka takuar Drejtorin Global për Çështje Arsimore të OECD, Andreas Schleicher, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se Andreas është i njohur botërisht si eksperti që ka zhvilluar tërë sistemin botëror të testeve dhe instrumenteve arsimore PISA. Kosova, siç e dimë, ka shënuar rezultate të ulta dhe me Andreas biseduam gjerësisht, duke i analizuar këto rezultate dhe reformat strategjike që mund t’i implementojmë shpejt në Kosovë.

Postimi i plotë:

Pas takimeve me zyrtarë qeveritarë në Paris, agjendën e vazhdova me një takim të rëndësishëm në OECD (Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), me Drejtorin Global për Çështje Arsimore të kësaj organizate, mikun tim Andreas Schleicher.

Andreas është i njohur botërisht si eksperti që ka zhvilluar tërë sistemin botëror të testeve dhe instrumenteve arsimore PISA. Kosova, siç e dimë, ka shënuar rezultate të ulta dhe me Andreas biseduam gjerësisht, duke i analizuar këto rezultate dhe reformat strategjike që mund t’i implementojmë shpejt në Kosovë.

Këshillat e OECD dhe të dhënat nga PISA, si dhe analizën e Andreas e kam përfshirë tashmë në programin tim dhe pa dyshim se arsimi do të jetë prioriteti im kryesor, së bashku me ekonominë. Nuk ka ekonomi të zhvilluar dhe kuadro të përgatitura pa reforma thelbësore në arsim.

Jam falënderues për takimin që patëm në zyrën kryesore të OECD dhe për ndihmën e paralajmëruar, por jam edhe i gëzuar për punën e madhe që po na pret për ta ndryshuar rrënjësisht sistemin tonë arsimor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit